Loading…
Ish- ministri i Tregtisë tregon pse iu bashku AAK’së
  • 12/07/2019 | 22:21

Ish- ministri i Tregtisë tregon pse iu bashku AAK’së

Ish- ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, i cili u largua nga NISMA për tu bërë pjesë e AAK-së, ka dalë me një njoftim.


Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se është i lumtur që iu bashkua AAK-së.

Ai e ka quajtur kryeministrin Haradinaj njeriun e taksës, Ushtrisë e mbrojtësin e sovranitetit të Kosovës.

“Prej sot rrugëtimin politik bashkë me bashkëpunëtorët e mi do ta vazhdoj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Sjellja korrekte dhe bashkëpunimi i mirë gjatë kohës sa kam qenë ministër i kabinetit të Ramush Haradinajt por edhe bashkëpunimi në kohën sa kemi qenë në opozitë më kanë shtyrë që t’i bashkëngjitem partisë që ai drejton”.

“Do të jetë nder për mua të vazhdoj bashkëpunimin me njeriun që dha aq shumë për këtë vend. Do të jetë nder të rrugëtoj me njeriun e taksës, Ushtrisë e mbrojtësin e sovranitetit të Kosovës. Faleminderit për pritjen e ngrohtë në AAK. Do të vazhdoj të punoj si deri më tani për të mirë e njerëzve të mi!”, ka shkruar Bajrami.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë