Loading…

Ish ministri nga LDK: Djali ka kryer fakultetin ekonomik, por merret me prodhim betoni

  • 30/10/2019 | 09:19

Ish ministri nga LDK: Djali ka kryer fakultetin ekonomik, por merret me prodhim betoni

Ish ministri i Infrastrukturës nga LDK në Qeverinë Mustafa, Lutfi Zharku, ka thënë se djali i tij ka përfunduar studimet për ekonomi, por ai tani po merret me prodhimin e betonit, transmeton Gazeta Metro.


Zharku ka uruar të birin e tij për ditëlindje, duke zbuluar se djali i tij ani pse ka kryer Fakultetin e Ekonomisë, ai po merret me prodhimin e betonit.

Ai po thotë se djali i tij jeton ndershëm prej punës se vet dhe duke fituar para kështu.

“Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga. Po e ndërton personalitetin e një të riu punëtor dhe të ndershëm që të jetojë prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim”, ka shkruar Zharku në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë