Loading…

Ish-ministri Todosijevic dënohet me një vit burgim, e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut

  • 19/10/2022 | 13:53

Ish-ministri Todosijevic dënohet me një vit burgim, e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nga radhët e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq është dënuar me një vit burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.


Todosijeviq u gjet fajtor për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombtar, racor, fetar ose etnik, pak vjet pasi nëcilësinë e ministrit, kishte marrë guximin ta quante trillim masakrën e Reçakut.

Prokurori Atdhe Dema, në fjalën përfundimtare kishte thënë se Todosijeviq e ka sulmuar një popull të tërë duke nxitur urrejtje e përçarje.

Dënimi i Todosijeviqit vjen pasi Gjykata Supreme e kishte kthyer rastin në rigjykim, pak pasi politikani serb ishte dënuar me dy vjet burgim.

“Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturës mision paqësor në Kosovë e Metohi”, kishte thënë Todosijeviq.

Në masakrën e Reçakut, në janar të vitit 1999, ishin vrarë 45 civilë nga ushtria serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë