Loading…

Ish presidentja kroate publikon foto me Dua Lipën: Ka disa fjalë për të

  • 16/11/2021 | 09:21

Ish presidentja kroate publikon foto me Dua Lipën: Ka disa fjalë për të

Kolinda Grabar-Kitaroviç, ish-presidentja kroate, ka pozuar me Dua Lipën në eventin “Sunny Fill Foundation”.


Ajo ka shkruar për këngëtaren shqiptare: “Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë  dhe  anembanë botës. E nderuar që kam takuar artisten dhe aktivisten e shquar, një zë i fuqishëm për lirinë dhe gratë kudo”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Dua Lipa mori çmimin e Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut. Gjatë fjalimit ajo kërkoi liberalizmin e vizave të Kosovës:

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, ka thënë Dua.

Pas fjalimit të saj mbreslënës, Dua ftoi në skenë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës iu drejtua me superlative.

“Me këtë vizion në mendje – faleminderit. Me këtë vizion në mendje, e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës. Dhe për ta marrë atë në emër të tyre, dëshiroj të ftoj në skenë lideren e re të Kosovës, Shkëlqesinë e Saj Presidente Vjosa Osmani”, tha Dua Lipa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë