Loading…

Ish-profesori i Albin Kurtit: Mos ia nënçmoni diplomën

  • 29/12/2021 | 23:29

Ish-profesori i Albin Kurtit: Mos ia nënçmoni diplomën

Agni Dika, ish-profesori i kryeministrit Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili ka deklaruar se nëse kryeministri Kurti si inxhinier me profesion nuk e di se çmimi i rrymës mund të kontraktohet paraprakisht, atëherë duhet ta kthejë diplomën në universitet, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, ish-profesori Dika ka thënë se nuk mund të mos reagojë kur dëgjon se po i nënçmohet diploma Kurtit, pasi që sipas tij, Kurti ka qenë një ndër studentët më të mirë që u ka dhënë mësim.

“Meqë gjatë studimeve, z. Albin Kurti i kam dhënë mësim në tre lëndë, shumë mirë më kujtohen provimet e tij me shkrim, të shkruar me stilograf dhe ngjyrë të zezë, si dhe notat maksimale 10 me të cilat janë vlerësuar, pa pasur qoftë edhe një gabim të vetëm”, ka shkruar Dika.

Krejt në fund, profesori Dika të gjithë atyre që mundohen ta nënçmojnë Albin Kurtin, ua ka propozuar ta ndjekin intervistën e tij në BBC.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë