Loading…

Ish shefi i inteligjencës së Gjermanisë: Irani me armë bërthamore është kërcënim

  • 27/07/2021 | 22:19

Ish shefi i inteligjencës së Gjermanisë: Irani me armë bërthamore është kërcënim

 Ish kreu i agjencisë së inteligjencës së Gjermanisë BND, August Hanning, tha se ka mëdyshje të shumta ndaj synimit të Iranit në sferën bërthamor. Ai foli edhe për takimin e tij personal me Hassan Nasrallah, kreun e organizatës terroriste Hezbollah, vasale e regjimit islamik të Iranit, transmeton Gazeta Metro.


Ish kreu i BND i ka thënë gazetës izraelite The Jerusalem Post se kundërshton kthimin në marrëveshjen bërthamore të 2015’s me Iranin (JCPOA).

Haninng ka thënë se nuk ishte në favor të JCPOA. Regjimi i tanishëm iranian nuk është në të vërtetë në favor të kryerjes së veprimeve të duhura për të kufizuar veten në zhvillimin e armatimit bërthamor.

“Roli i Iranit në rajon nuk është aq pozitiv. Ne po e shohim këtë problem me programin e tyre të predhave. Nëse ju po zhvilloni një program të tillë ambicioz të raketave, dhe kanë pasur ca sukses…është e qartë që ju nuk po prodhoni këto raketa për t’u mbrojtur, por për synim ushtarake.”

Qëndrimi i Hanning është me peshë jo vetëm për shkak të ish postit të tij të rëndësishëm, por dhe pasi është një prej pak zyrtarëve të lartë europian që hapur kundërshton JCPOA dhe konsideron Iranin si të pabesë në synimin drejt armës bërthamore.

Hanning ka përshkruar Nasrallah si një “person interesant dhe ishte befasuar me dijeninë e tij për Izraelin”. Ai tha se nga takimet e tij me kryeterroristin e Hezbollah, Hassan Nasrallah se megjithëse shumë në Izrael mund ta shohin atë si një terrorist të pagdhendur ai tha se e njihte shumë mirë Izraelin.

“Mësova shumë për relacionet mes Hezbollah dhe Iranin, Hezbollah dhe Siria…mësova se Nasrallah mbante shumë topa në dorë si zhongler, është një politikan i suksesshëm. Unë nuk dua që të lëvdoj Hezbollah, por Nasrallah është mjaft mbresëlënës” për t’u ballafaquar me të nga këndvështrimi analitik./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë