Loading…

Ish shefi i Mossad Cohen: Iran s’është afër bombës bërthamore, edhe po të jetë duhet t’ia shkatërrojmë si më parë

  • 12/10/2021 | 18:31

Ish shefi i Mossad Cohen: Iran s’është afër bombës bërthamore, edhe po të jetë duhet t’ia shkatërrojmë si më parë

Yossi Cohen që ka kryesuar me agjencinë e inteligjencës së Izraelit, Mossad, për gjashtë vite, deri në janar të 2021’s nuk ka ekuivokë se si duhet vepruar në rast të, duhet shkatërruar sikur që ja prishën reaktorët bërthamor Irakut e Sirisë, transmeton Gazeta Metro.


Në konferencën diplomatike të organizuar nga gazeta izraelite The Jerusalem Post, Yossi Cohen, që nuk e përmendi por përflitet dhe është përfolur mjaft si njeriu që së paku e dëmtoi mjaft centralin bërthamor të Iranit në Natanz. Sa ishte ky në krye të spiunëve izraelitë, Iranit ja vodhën edhe arkivin bërthamor agjentët e tij në vitin 2018’të. Aty u zbulua edhe udhëheqësi i programit bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh, që u vra në një atentat në rrethinë Teheran, siç dyshohet, nga agjentët e Mossad. Aty ata zbuluan se ishin edhe dy lokacione bërthamore që Irani i kishte fshehur kur kishte nënshkruar marrëveshjen bërthamore me 5 shtetet botërore më 2015’n.

Jo që ka fort dyshime për këto atentate e operacione vdekjeprurëse të Mossad, i kanë bërë edhe më parë. Janë të njohur për misione të paskrupullta. Në Bejrut kishin eliminuar një kryeterrorist agjentët e tyre të veshura si gra myslimane me burka.

“Mendoj se Irani, sot e kësaj dite, nuk është as afër armatimit bërthamor…kjo për shkak të përpjekjeve afatgjate të disa forcave në botë” tha Cohen që u përgjigj në pyetjen që kishte referenca të misioneve sekrete izraelite në republikën islamike.

Cohen tha se pozicioni i Iranit është i dobët po ashtu, në atë se “ka më pak mbështetje të jashtme për “atë që bën Irani sesa në të kaluarën”.

Nëse Irani zhvillon armatimin bërthamor, Izraeli duhet të jetë i aftë ta ndalojë i vetëm, shtoi Cohen.

I pyetur nëse kjo është e mundur me bomba bunker shkatërrues, Cohen:”Ne duhet të zhivollojmë kapacitete që na lejojnë të jemi absolutisht të pavarur, për ta bërë atë që Izraeli ka bërë dy herë më parë”- bombardimin e reaktorëve bërthamor të Sirisë dhe Irakut.

“Ata në Iran nuk do të duhej ta bëjnë gjumin të qetë” tha ai.

Cohen foli edhe për përfshirjen e tij në marrëveshjet e normalizimit dhe paqes Akordet e Abrahamit mes Izraelit dhe shteteve arabe, duke e vlerësuar si një prej “ arritjeve më të mëdha ndonjëherë”, “një gjë e mrekullueshme” dhe “ jo më pak se një mrekulli për Izraelin”.

Në mediat izraelite është spekuluar se përfshirja e Cohen në marrëveshje është më e madhe sesa flitet. Cohen u pyet edhe për një spekulim tjetër se do të përfshihet në politikë, kur shihej se ai sa ishte në krye të Mossad endej nga një shtet mysliman në tjetrin për të pajtuar ata të pranojnë akordin .“Jam në biznes tani” tha Cohen, siç edhe pritej nga ai. Ish shefave të Mossad ju ndalohet në Izrael të kenë post publik për 6 muaj pas largimit.

Kosova u pranua si shtet nga Izraeli në këtë periudhë po ashtu, kur qeveriste Benjamin Netanyahu si kryeministër në Izrael./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë