Ish shkrimtari i fjalimeve të Putinit dhe analisti politik, Abbas Galyamov, theksoi në një intervistë për CNN se ekziston një mundësi për një grusht shteti ushtarak në Rusi.
Ai është i bindur se rusët do të kërkojnë dikë për të fajësuar për humbjet e konsiderueshme ushtarake në Ukrainë dhe problemet ekonomike të shkaktuara nga sanksionet perëndimore.
“Ekonomia ruse është në kolaps. Lufta është e humbur. Ka gjithnjë e më shumë njerëz të vdekur që kthehen në Rusi, kështu që rusët do të hasin gjithnjë e më shumë vështirësi dhe do të përpiqen të gjejnë një shpjegim se pse po ndodh kjo, duke parë përreth proceseve politike dhe ata do t’i përgjigjen vetes: ‘Epo, është sepse vendi ynë sundohet nga një tiran i vjetër, një diktator i vjetër”, tha Galyamov, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.
“Në këtë pikë unë mendoj se një grusht shteti ushtarak do të bëhet i mundur”, shtoi ai. Ai beson se një grusht shteti ushtarak mund të ndodhë në 12 muajt e ardhshëm.
“Kur situata politike ndryshon dhe kur një president i urryer jopopullor është në krye të vendit, dhe lufta është vërtet jopopullore dhe duhet derdhur gjak për të, në atë moment një grusht shteti bëhet një mundësi reale”, vazhdoi ai. Ai supozon se Putini mund t’i anulojë zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në mars 2024.
“Duke gjykuar nga veprimet e tij, kur ai e përshkallëzon situatën në mënyrë të panevojshme, ai me të vërtetë mund t’i përmbysë zgjedhjet. Pa fitore ndaj Ukrainës, ata do të përballen me vështirësi. Rusët nuk kanë nevojë për të nëse nuk është i fortë. Ai vërtet mund ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’i anulojë zgjedhjet”, përfundoi Galjamov.