Loading…

Ish-udhëheqësja e AKI’së që u shkarkua nga Osmani e Kurti, emërohet këshilltare e Ramës

  • 27/09/2021 | 16:32

Ish-udhëheqësja e AKI’së që u shkarkua nga Osmani e Kurti, emërohet këshilltare e Ramës

Vlora Hyseni, që ka qenë e angazhuar në udhëheqjen AKI’së, tash është bërë këshilltare e kryeministrit Edi Rama.


Ish-zëvendësdrejtuesja e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Vlora Hyseni, është emëruar këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, raporton Gazeta Express.

Ajo, para disa muajve, u shkarkua nga kryeministri Albin  Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej funksioneve të AKI-së.

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.

Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni nga informacionet e pakëta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. /Express/

Paraprakisht, ajo ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë