Loading…

Ish-ushtarët gjermanë arrestohen për komplot terrorist pasi formuan një grup mercenarësh për të luftuar në Jemen

  • 20/10/2021 | 17:02

Ish-ushtarët gjermanë arrestohen për komplot terrorist pasi formuan një grup mercenarësh për të luftuar në Jemen

Dy ish-ushtarë gjermanë janë arrestuar nën dyshimet për tentim të formimit të një force, për t’u përfshirë në luftën civile në Jemen si mercenarë kanë thënë prokurorët. Ata dyshohet se kanë planifikuar që të rekrutojnë 150 burra për një ushtri private, të formuar nga ish-zyrtarë policorë dhe ushtarë. Ata dyshohet se kanë planifikuar që të rekrutojnë 150 burra për një ushtri private, të formuar nga ish-zyrtarë policorë dhe ushtarë.


Arend-Adolf G dhe Achim A, përballen me akuza për terrorizëm pas bastisjeve policore në jug të Gjermanisë të mërkurën.

Ata dyshohet se kanë planifikuar që të rekrutojnë 150 burra për një ushtri private, të formuar nga ish-zyrtarë policorë dhe ushtarë.

Ata kanë dëshiruar që të ofrojnë shërbimet e tyre për Qeverinë e Arabisë Saudite për misione ilegale në Jemen, kanë thënë prokurorët. Ish-ushtarët pritet të paraqiten para gjykatës ditën e mërkurë, rreth masës së paraburgimit.

Jemeni është përballur me luftë civile në mes të Qeverisë së përkrahur nga Arabia Saudite dhe Lëvizjes së armatosur Huthi, prej vitit 2014.

Rebelët Huthi mbështeten nga Irani dhe kanë sulmuar brenda territorit saudit disa herë, pa diskriminim të caqeve civile apo ushtarake.

Arabia Saudite është përfshirë në luftën civile më 2015, pak pas pushtimit të kryeqytetit Sanaa nga Lëvizja Huthi, e përkrahur nga Irani.

Ish-ushtarët e akuzuar kanë kërkuar që Arabia Saudite të financojë operacionet e tyre private në Jemen, kanë thënë prokurorët në Gjermani.

Revista gjermane Spiegel, e cila ka raportuar e para për arrestimet, ka thënë se forca mercenare ishte supozuar që të sulmonte dhe të zotëronte zonat që kanë nën kontroll rebelët Huthi në Jemen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë