Loading…

Ish-ushtari i UÇK’së: Ajo foto e dhunimit më kujtoi motrat shqiptare, bëjë çmos për kapjen e kriminelve serb

  • 19/05/2019 | 13:02

Ish-ushtari i UÇK’së: Ajo foto e dhunimit më kujtoi motrat shqiptare, bëjë çmos për kapjen e kriminelve serb

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri ka dhënë një sqarim për statusin e tij, permes të cilit kishte ofruar shpërblim 50 mijë euro për kapjën e ushtarëve serb, siç pretendohej se ishin në atë fotografi, transmeton Gazeta Metro.


Tahiri ka thënë se është në gjendje të bëjë çmos për kapjen e krimineleve serb që kanë kryer krim mbi popull.

Ai ka shtuar se është në gatshëm ti sherbej cilit do agjencion të Kosovës, për ti sherbyer vendit dhe kapur kriminelet.

Ish-ushtari Tahiri ka thënë skena e asaj fotoje të publikuar nga deputetja e PDK’së, Flora Brovina, i ka kujtuar nënat dhe motrat shqiptare.

Vemendje!!Sqarim per statusin tim me nje foto e cila u publikua ne media,dhe une isha ai qe ofrova shperblim per…

Posted by Ridvan Tahiri Riki on Thursday, 16 May 2019

Rdivan Tahiri i njohur ndryshe me nofkën ‘Riki’ kishte premtuar se do t’i jap 50 mijë euro shpërblim për personin që tregon se kush janë ushtarët serbë që shihen duke e dhunuar gruan nga Kosova gjatë luftës.

Deputetja Brovina tri ditë më parë publikoi një foto të cilën shihet një grua teksa dhunohet nga disa ushtarë.

Këtë fotografi e ka prezantuar si dëshmi të dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë.

Megjithatë, në një kërkim në Google, e njëjta fotografi paraqitet online, madje me një faqe me përmbajtje pornografike.

Fotografia e indeksuar nga Google, del të jetë ngarkuar në një faqe online që kryesisht ka përmbajtje pornografike . Mirëpo ajo gjendet edhe në disa faqe të tjera ku përshkruhet si krim që ushtarët amerikanë kanë bërë ndaj grave irakiane.

Si dhe, fotografia del si rezultat i kërkimit me fjalët kryesore ‘Iraq’, dhe ‘Nude’, ‘Girls’. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë