Loading…

Ish-ushtari i UÇK’së rrëfen si u dënua 13 vite me burg nga Serbia

  • 17/06/2019 | 22:32

Ish-ushtari i UÇK’së rrëfen si u dënua 13 vite me burg nga Serbia

Anton Lekaj, i njohur edhe si Pinqo, ka treguar se si është arrestuar nga policia malazeze dhe pastaj ishte ekstraduar në Serbi, transmeton Gazeta Metro.


Ish-ushtari i UÇK’së tregon se ai vetëm ishte duke kaluar nga Mali i Zi për të shkuar në Kroaci.

“Unë kam lindur në Shibenik dhe po shkoja për të marrë dokumentat. Doja të filloja një jetë të re më të mirë”, tregoi ish-ushtari i UÇK’së.

“Fajësoj institucionet që nuk u kujdesën për luftëtarë, andaj u detyrova të kërkoj jetë më të mirë diku tjetër”

Tutje ai tregoi se data që ishte arrestuar ishte 17 gusht. Ai ishte arrestuar në një vend pak më alrg se Podgorica.

“Më ndalën në kontroll rutinë dhe më morrën dokumentat. Pastaj pashë një polic civil duke thirrur në telefon disa të tjerë dhe më arrestuan’’, shton Pinqo.

“Në Mal të Zi më maltretuan dhe menjëherë ditën tjetër më dërguan në Serbi pa pasur rast ankese”

Fletë arrestimi me të cilin ishte arrestuar Pinqo vinte nga një gjyqtar serb që kishte punuar në Gjykatën e Pejës. Me atë ishte takuar edhe në Leskovc dhe ai e kishte marrë rastin e tij duke i thënë se veprat për të cilat ai ishte arrestuar tani po amnistoheshin.

“Në gjykatë u futën disa gjykatës tjerë. Ata i thanë gjyqtarit që vinte nga Peja të ikte nga aty dhe të mos e shihnin më, kështu i thanë”, tregon ngjarjen njeriu që kaloi 13 vjet në burg në Serbi.

“Avokati më tha se tani kisha punë me gjithë shtetin e Serbisë. Më dërguan në burg special me të burgosur për krim të organizuar dhe për vrasje të kryeministrit”

“Vendosa të gjykohem në heshtje”, ka thënë Lekaj në emisionin Pressing të T7. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë