Loading…

Ish-Zv. Drejtori i CIA: Vucic është i gatshëm të sakrifikojë Kosovën për anëtarësim në BE

  • 09/07/2019 | 17:13

Ish-Zv. Drejtori i CIA: Vucic është i gatshëm të sakrifikojë Kosovën për anëtarësim në BE

Steven Meyer, ish zëvendësi drejtori i CIA’s për Ballkan dhe dekan për studime për siguri kombëtare në Universitetin “Daniel Morgan” në Washington, ka thënë se shqiptarët e serbët duhet të merren vesh pa ndërmjetësimin e askujt, marrëveshja e tyre do të pranohej, transmeton Gazeta Metro.


Steven Meyer dha intervistë për të përditshmen serbe Danas ku tha se nuk do të brengosej shumë për bllokadën e tanishme të dialogut është e kalueshme, ai shtoi se ka kohë që kur i ka dërguar një propozim qeverisë, e cila atëherë nuk ishte e gatshme për të dëgjuar, rreth asaj se çka është e arritshme dhe si të shtyjmë para çështjen e Kosovës.

Strategjia e Brukselit ishte të bisedojnë për gjëra të vogla, për postën, ujësjellësin, gjëra të tilla, e i iknin bisedës për çështjet e mëdha, sovranitetin dhe kujt çfarë territori i takon. Ka kohë që flas se këto pyetje duan përgjigje së pari, e çka është e kundërta prej asaj që qeveria dhe marrëveshja e Brukselit bën.

Ai shtoi se mendon se është reale se rajoni mbi lumin Ibër të ngjitet Serbisë, e në jug të tij do të ishte e vështirë. Për veriun e vlen të diskutohet, ndërsa në pjesën jugore do të duhej të arrihej marrëveshje, mendoj se një marrëveshje është e arritshme. Enklavat serbe atje do të mbroheshin, po ashtu edhe monumentet historike, ashtu që të gjithë do të mbesin të mbrojtur nga OKB’ja, dhe një delegacion i tyre do të vizitonte çdo gjashtë muaj për të vëzhguar gjendjen atje.

Ai foli edhe për mundësinë e shkëmbim territoresh ku u pyet se a është e mundur, Steven Meyer ishte i sigurt se po. Nëse Thaqi, Haradinaj dhe Vucic e Dacic, ulen e bisedojnë dhe merren vesh  si njerëz, e i thonë SHBA’së, Rusisë e BE’së – mos u përzieni, sa herë po përziheni, po prishni punë. Mendoj se është më mirë për ta të ulen të përballen me njëri tjetrin e të arrijnë marrëveshje. Ju thatë se është e pamundur por unë mendoj ndryshe, mendoj se ata mund të rrinë anash.

Qeverisë serbe do ti propozoj të mbajë një konferencë me Prishtinën dhe pa pjesëmarrjen e fuqive të mëdha të arrijnë marrëveshje dhe zgjidhje për Kosovën,

Steven Meyer foli edhe për arsyen kryesore se pse nuk po arrihet marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, ishte pikërisht fakti se fuqitë e mëdha janë përfshirë. Njerëz si Thaqi, Haradinaj e Vucic kanë fuqi. Për shembull, synimi kryesor i Vucic është hyrja e Serbisë në BE, dhe do ta sakrifikonte Kosovën për BE’në, përveç gjermanëve, askush nuk mërzitet se çfarë marrëveshje arrihet, vetëm mos të ketë luftë. Francezët, Britanikët, Holandezët, Italianët do ta pranonin marrëveshjen e arritur mes Prishtinës e Beogradit. Mendoj se Vucic është i vendosur sa i përket BE’së dhe mendoj se është në rregull.

Meyer foli edhe rreth asaj se a mund të nisë luftë në rast të shkëmbimit të territoreve, ku shpjegoi se jo dhe se dy palët duhet të bisedojnë, atë çka duhet të thonë BE’ja, OKB’ja  arrini marrëveshje si doni por pa luftë, ndryshe intervenojmë. Vetëm të ulen e bisedojnë njëherë, e kjo do të zgjaste, së paku dy tri vite. Ata të ulen e të thonë jemi krenar për vendet tona, e tani ejani e merremi vesh si të dalim nga kjo situatë. Duhet arritur kompromisi.  Kështu si është, nuk po ndodh asgjë, procesi i Brukselit ka vdekur, siç i ndodhi çdo procesi tjetër paraprak.  Kam disa miq serb që mendojnë se Kosova do ti kthehet Serbisë, ndoshta edhe pas 100 viteve, por nuk do ndodhë ashtu, ndoshta një pjesë po, por në afat gjatë mund të nxirret në tavolinë edhe Republika Srpska. Ai u pyet drejtpërdrejt se a mendon për shkëmbin e Republika Srpska për Kosovën, ishte i qartë se po fliste për këtë pikërisht.

Steven Meyer tha se herën e fundit kur e ka parë Vucic ishte në Washington, në Capitol , para disa viteve. Aty ishte edhe Presidenti i Komisionit Evropian Vucic faktikisht po e luste që Serbia të pranohej në BE. Kjo është marri, pasi nuk pranohesh askund nëse lutesh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë