Loading…

Ish-zv/ministri i Qeverisë Kurti: Ka para për rrymën në veri, por jo për pagat e mësimdhënësve

  • 03/10/2022 | 20:37

Ish-zv/ministri i Qeverisë Kurti: Ka para për rrymën në veri, por jo për pagat e mësimdhënësve

Ish zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë Kurti I dhe doktoranti i ekonomisë, Edison Jakurti ka vlerësuar se qeveria po zbaton ligjin në mënyrë selektive me rastin e mos-ekzekutimit të pagavë të mësimdhënësve.


Ai ka thënë se kjo është padrejtësi e madhe, teksa ka bërë një krahasim me mbulimin e faturave të energjisë elektrike nga qeveria, përkundër se KEDS ka obligim kontraktual që t’i inkasojë faturat.

Ai ka thënë se qeveria shkel rregullat për të paguar dhjetëra miliona euro për rrymën në veri, ndërsa nuk shkel ligji të kontestueshme për pagat e mësimdhënësve.

“Padrejtësi më e madhe se mos zbatimi i ligjit është zbatimi selektiv i tij. Për shembull, në veri është në rregull që të mos detyrohet KEDS-i që ose t’i inkasojë faturat, siç e ka obligim kontraktual, ose të lëshojë rrugë për shtetëzim dhe, vetëm në 3 vitet e fundit, t’i ndahen KOSTT-it 67.7 milionë euro për ta paguar rrymën atje – 10 milionë në 2020, 17.7 milionë në 2021, dhe 40 milionë me 10 gusht 2022. Ndërsa për të mos i paguar mbi 25 mijë mësimdhënës krijohet precedent duke e interpretuar një nen të një ligji në një mënyrë që mund të kontestohet lehtësisht nga një nen tjetër i po të njëjtit ligj”, ka shkruar Jakurti.

Sipas tij, një veprim i tillë, ndikon negativisht në mirëqenien e rreth 100 mijë qytetarëve në kohën kur inflacioni është me siguri mbi 13% e paralajmërimet për problemet me energji këtë dimër janë të frikshme.

“Kjo nuk është socialdemokrate. Pa inat, zgjidhja mbetet e lehtë: SBASHK-u zotohet për kompensimin e orëve të humbura, qeveria i ekzekuton pagat e shtatorit”, ka shkruar në fund ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë