Ish-mesfushori i Arsenal, Patrick Vieira, kishte pasur një rivalitet të ashpër me ish-mesfushorin e Manchester United, Roy Keane, kjo u vërtetua më së miri edhe kur Vieira refuzoi të prekë fanellën e Keane, transmeton Gazeta Metro.
Trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, ishte duke marrë pjesë në emisionin ‘What I Wore’ të BT Sport dhe në mënyrë shakaje refuzoi të prekë fanellën e Roy Keane, duke shtuar gjithashtu se ishte më i mirë se ai.
Atij iu treguan disa nga fanellat e vjetra të kundërshtarëve gjatë periudhave të ndryshme, duke përfshirë edhe fanellën e Keane të sezonit 1999-2000.
Gjatë intervistës Vieira mbajti shumë fanella të ndryshme, por kur iu dorëzua fanella e Keane, ai futi duart në xhepa dhe tha: ”Prandaj i futa duart në xhepa, nuk dua ta prekë atë fanellë.”
Patrick Vieira on his rivalry with Roy Keane: “I don’t want to use the word hate, but it was love & hate. I admire him as a captain. [I was] much better than him, yes.” 😂❤️ [@btsportfootball] #afc#WhatIWore x Patrick Vieira pic.twitter.com/UZnh9xU8T9
— afcstuff (@afcstuff) June 22, 2022
Ai foli edhe për rivalitetin e tij me Keane gjatë viteve, ndërsa duke buzëqeshur shtoi se ka qenë shumë i mirë se legjenda e ‘Djajve të Kuq’.
”Që nga ndeshja e parë e dija menjëherë se ai do të luftonte në çdo ndeshje, më pëlqeu mënyra se si ishte në fushë. Nuk dua të përdor fjalën urrejtje, por kishte dashuri dhe urrejtje. Unë e admiroj atë si kapiten, por mendoj se isha shumë më i mirë se ai,” tha Vieira.
Francezi bëri 307 paraqitje në Premier League për ‘Gunners’ nga viti 1996 deri në 2005, duke fituar tre tituj dhe katër FA Cup. Ai konsiderohet edhe si një ndër lojtarët më të mirë në histori të skuadrës angleze. /gazetametro.net