Loading…

‘Isha një prej tyre’ – Humb licencën shkolla ku Paris Hilton tha se ishte abuzuar gjatë adoleshencës

  • 08/07/2026 | 20:29

‘Isha një prej tyre’ – Humb licencën shkolla ku Paris Hilton tha se ishte abuzuar gjatë adoleshencës

Një shkollë rezidenciale për vajza në Utah, ku Paris Hilton ka deklaruar se ka përjetuar keqtrajtim gjatë adoleshencës, ka humbur licencën e funksionimit pas gjetjeve të autoriteteve shtetërore, transmeton Gazeta Metro.


Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në Utah ka vendosur anulimin e licencës së “Provo Canyon School”, duke përmendur raste të përdorimit të panevojshëm të forcës, sjellje agresive dhe neglizhencë ndaj nxënësve.

Autoritetet kanë urdhëruar që aktivitetet në kampusin e vajzave të përfundojnë deri më 6 gusht. Paris Hilton, e cila prej vitesh ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni dhe ka folur publikisht për përvojën e saj, e ka mirëpritur vendimin, raporton BBC.

“Për më shumë se 50 vjet, fëmijët kanë folur për abuzim, neglizhencë dhe trauma. Sot shteti konfirmoi atë që të mbijetuarit e dinin gjithmonë: Provo Canyon School dështoi ndaj fëmijëve që kishte nën kujdes. Unë isha një prej tyre”, ka thënë Hilton.

Nga shkolla kanë bërë të ditur se po shqyrtojnë mundësinë e ankesës ndaj vendimit, duke deklaruar se synimi i tyre mbetet ofrimi i kujdesit të sigurt për të rinjtë dhe familjet e tyre.

Hilton kishte qëndruar rreth një vit në këtë institucion në vitet 1990 dhe më vonë kishte pretenduar se gjatë asaj periudhe ishte përballur me keqtrajtime fizike dhe masa të rënda disiplinore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë