Kreu i trupave mercenare ruse Wagner ka lajmëruar se forcat e tij kanë filluar ta dorëzojnë qytetin e Bakhmut tek forcat ruse, transmeton Gazeta Metro.
Yevgeny Prigozhin kishte premtuar dorëzimin e qytetit tek ushtria ruse më 1 qershor mirëpo Kievi ka thënë se ata ende kontrollojnë disa pjesë të qytetit.
Prigozhin ka paralajmëruar se ai është i gatshëm të rikthehet nëse ushtria ruse tregohet e paaftë në menaxhimin e situatës.
Beteja për këtë qytet ka qenë më e përgjakta dhe më e gjata që nga fillimi i luftës. Këtë betejë nga ana e rusëve e ka kryesuar Prigozhin me trupat e tij Wagner. Ai ka thënë se në Bakhmut i kanë vdekur 20,000 ushtarë. Ai këto deklarime i bëri në një video në Telegram.
⚡️Video of Prigozhin in Bakhmut as his troops are withdrawing pic.twitter.com/XHpmHhggYY
— War Monitor (@WarMonitors) May 25, 2023
BBC ka verifikuar lokacionin e tij në video në një vend afër farmacisë në lindje të Bakhmutit.
Prigozhin i cili lajmëroi kapjen e qytetit të shtunën, ka urdhëruar trupat e tij që ta lëjnë municionin për ushtrinë ruse. Ai shtoi se disa ushtarë të tij do të qëndrojnë që të asistojnë forcat ruse.
Kreu i Wagner ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme krerët e ushtrisë ruse si dhe Ministrin e Mbrojtjes për mos përkrahje të trupave të tij. Ai muajin e kaluar kishte kërcënuar se do ti largojë ushtarët e tij nga rrethimi i qytetit.
Pavarësisht pretendimeve të Wagner, Ukraina nuk ka pranuar se qyteti ka rrënë./gazetametro.net