Loading…

‘Ishte i jashtëzakonshëm’: Arrizabalaga tregon herën e fundit kur e kishin parë Roman Abramovich

  • 25/06/2022 | 22:49

‘Ishte i jashtëzakonshëm’: Arrizabalaga tregon herën e fundit kur e kishin parë Roman Abramovich

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, gjatë një interviste ka treguar herën e fundit kur e kishin parë së bashku me lojtarët ish-presidentin, Roman Abramovich. Ndërsa, ka folur edhe rreth pritshmërive të tij për edicionin e ardhshëm, ku dëshiron të luaj sa më shumë ndeshje, transmeton Gazeta Metro.


Ish-Presidenti i Chelsea, Roman Abramovich, pas aventurës shumë vjeçare me klubin nga Londra, u detyrua ta shes atë për shkak të sanksioneve të vendosura nga Britania e Madhe për të dhe shtetin e tij Rusinë.

Në një intervistë për mediumin spanjoll, Marca, portieri i ‘Bluve të Londrës’ ka thënë se hera e fundit që e kishin parë Abramovichin, kishte qenë pas Kupës së Botës për klube, kurse thotë se ai kishte qenë i jashtëzakonshëm në raport me futbollistët.

”Hera e fundit që e pamë ishte pas Kupës së Botës për klube dhe ajo që mund të them për të është se në marrëdhëniet e tij men ne, ai ka qenë i jashtëzakonshëm, si president. Ka qenë gjithmonë shumë i përulur, shumë i qetë dhe i respektueshëm,” tha ai.

Ndër të tjera 27-vjeçari, i cili nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme edicionin e kaluar, tha se mezi që pret të fillon sezoni i ri dhe dëshiron të luaj sa më shumë ndeshje.

”Jam i emocionuar, ambicioz, i etur për të filluar, për të shijuar veten dhe mbi të gjitha për të luajtur më shumë. Dua të jem në fushë për më shumë ndeshje. Por, në fund të fundit është trajneri ai që vendos,” deklaroi Arrizabalaga.

Ish-portieri i Athletic Bilbao që nga ardhja në skuadër e Edouard Mendy para dy viteve nuk është portier titullar, duke u paraqitur në vetëm 29 ndeshje në të gjitha garat për dy stinorët e fundit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë