Loading…

“Ishte një telefonatë, ku Solana me tha se rusët kanë arritur në Prishtinë”: Si filluan bombardimet ndaj Serbisë 22 vjet më parë

  • 10/06/2021 | 09:39

“Ishte një telefonatë, ku Solana me tha se rusët kanë arritur në Prishtinë”: Si filluan bombardimet ndaj Serbisë 22 vjet më parë

Ish-komandanti super i Forcave Aleate të NATO’s, Wesley Clark, duke kujtuar 12 qershorin e vitit 1999, ditën kur NATO nisi intervenimin në Kosovë kishte treguar momentin kur kishin vendosur të bombardonin Sebinë, shkruan Gazeta Metro.


Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “20 vjet liri: Një vizion për paqe të qëndrueshme”, Clark ka kujtuar një bisedë telefonike me ish-sekretarin e NATO’s.

Clark kishte kujtuar se kur Solana i dha lajmin se rusët ishin arritur në Prishtinë, ai tha se trupat e KFOR’it do të jenë në mëngjes në Kosovë.

“Më kujtohet kjo ditë, 12 qershori. Filloi me një telefonatë në orën 01:00 në mëngjes nga Javier Solana, i cili më kishte thënë: ‘Wesley, rusët kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës, çka do të bëjmë?’ Unë thashë, sekretar i përgjithshëm, ne do ta dërgojmë KFOR-in që në mëngjes. Më 12 qershor, KFOR-i ka filluar me lëvizjet në Kosovë nga pozicionet e saja në Maqedoni. Kam qenë shumë krenar me forcat që kanë hyrë. Ata kanë hyrë të armatosur, por kanë ardhur këtu që të krijojnë paqe. Nuk kanë luftuar, nuk kanë pasur vështirësi, edhe pse ka pasur disa fusha të minuara. Deri në orën 16:00 me gjeneralin Jackson, ne kemi arritur në Kosovë. Ai ka shkuar në aeroport dhe e mirëpriti një gjeneral rus dhe të nesërmen në mëngjes arrita edhe unë në aeroport të Shkupit, ku jemi takuar me gjeneral Jakson”, tha gjenerali Clark.

Kujtojmë, që sot janë bër1ë 22 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO’s kundër forcave serbe.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it Amerikan, Anglez, Francez, Gjerman dhe Italian./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë