Loading…

‘Ishte njeriu i 12-të i Kosovës’: Zviceranët e pakënaqur, kritikojnë paraqitjen e Xhakës

  • 19/11/2023 | 12:44

‘Ishte njeriu i 12-të i Kosovës’: Zviceranët e pakënaqur, kritikojnë paraqitjen e Xhakës

Kombëtarja e Zvicrës siguroi mbrëmë kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pas barazimit 1:1 me Kosovën.


“Helvetikëve” u mjaftoi një pikë për të prerë biletën për në Gjermani, teksa tani në xhiron e fundit mund të synojnë pozitën e parë në Grupin I, pasi do të takohen me liderët e grupit, Rumaninë.

Edhe një herë tjetër ishte kapiteni Granit Xhaka, që mori kritika nga zviceranët për paraqitjen.

Mesfushori nga Kosova luajti për 90 minuta mbrëmë. Nga lexuesit e “Blick”, ai u zgjodh si lojtari me përformancën më të dobët.

“Xhaka ishte njeriu i 12-të për kosovarët”, shkroi lexuesja Hanni Bernasconi. “Të paktën dy herë ai thjesht qëndroi në vend dhe i dha mundësi kundërshtarit, një paraqitje shumë e dobët.” Ajo nuk është e vetme me këtë mendim.

Mediumi zviceran zbuloi se 41% e zgjodhën Xhakën si lojtarin më të dobët në takimin e së shtunës.

Ruben Vargas, autori i golit të vetëm për Zvicrën, u zgjodh si lojtari më i mirë nga tifozët, me 59% të votuesve pro tij. /Gazeta Express/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë