Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas vdekjes së futbollistit junior të Trepçës’89, Erion Kajtazi, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se 17-vjeçari kishte qenë një talent i dalluar i futbollit tonë.
”Lajm shumë i hidhur vdekja e futbollistit 17 vjeçar Erion Kajtazi nga Mitrovica. Erion Kajtazi ishte futbollisti i KF “Trepça ’89” dhe lojtar i ekipeve kombëtare të Kosovës. Erioni ishte një talent i dalluar i futbollit tonë i cili ndrroj jetë në fushën e blertë, në lojën e futbollit që e kishte pasion,” ka shkruar Haxhiu.
Sot në ndeshjen e kategorisë së juniorëve ndërmjet A&N dhe Trepçës’89 ndërroi jetë mitrovicasi, Erion Kajtazi.
Edhe pas përpjekjeve maksimale të mjekëve, Kajtazi nuk kishte dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.
Ai kishte qenë përfaqësues i Kosovës U-17, ndërsa së fundmi ishte ftuar për prova disa javore nga gjiganti belg, Anderlecht. /gazetametro.net
Ky është futbollisti që vdiq sot në Kosovë, ishte i ftuar për prova nga Anderlecht