Loading…

Ishulli i mallkuar që ‘vret’ pronarët e tij (Foto)

  • 19/12/2016 | 14:05

Ishulli i mallkuar që ‘vret’ pronarët e tij (Foto)

Gaiola është një ishulli i vogël mahnitës në Itali dhe është ëndërr për secilin që ta vizitoj, por ka vetëm një problem, pasi ky ishull njihet me emrin ishulli i mallkuar  dhe kjo nuk është thjesht një shaka.


Ishulli ka një histori shqetësuese, i mbushur me aksidente të frikshme dhe vdekje misterioze. Në vitet 1800 një person me nofkën “magjistari” ishte banori i vetëm në ishullin e bukur.

Ai siguronte jetesën duke peshkuar, por një ditë “magjistari” misterioz u zhduk, çka krijoi idenë fillestare se ishulli ishte i mallkuar, shkruan gazetametro.net

E gjithë kjo do të tingëllojë si mjaft e çuditshme, pasi shumëkush mund të mendojë se “magjistari” mund të ketë rënë në det.

Por vite më vonë vila në ishullin e vogël i përkiste një zvicerani me emrin Hans Braun, të cilin e gjetën të vdekur dhe të mbështjellur me një qilim. Jo shumë kohë pas, gruaja e tij u mbyt në mënyrë misterioze në det.

Disa vite më vonë pronari i ardhshëm ishte Otto Grunback, një burrë gjerman i cili vdiq nga një sulm në zemër, ndërsa jetojnë në ishull.

Pas tij, ishulli ra në duart e industrialistit Maurice-Yves Sandoz, i cili kreu vetëvrasje në një spital psikiatrik në Zvicër. Pronari i saj i ardhshëm u bë një industrialist çeliku, Baron Karl Paul Langheim. Vetëm disa kohë pas blerjes së ishullit gjithë ekonomia e Karl Paul Langheim mori tatëpjetën . /gazetametro.net

gaiola-island-15

 

gaiola-island-26-1

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë