Loading…

Ishulli që u zhduk në mënyrë misterioze: A ka ekzistuar në të vërtetë Atlantida

  • 26/06/2019 | 17:34

Ishulli që u zhduk në mënyrë misterioze: A ka ekzistuar në të vërtetë Atlantida

Ndër misteret më të mëdha në histori është edhe për qytetin e humbur të Atlantidës (ose Atlantisit). Legjenda filloi me filozofin grek, Platonin, shkruan Gazeta Metro.


Në vitin 360 para Krishtit, ai shkroi një libër personazhet e të cilit e përshkruanin Atlantidën si një ishull më të madh se Libia dhe Azia të marra bashkë, që kish ekzistuar 9000 vite më herët m’u përpara “Kolonave të Herkulit”, që ndodheshin në hyrjen për në Detin Mesdhe.

Por e gjitha çfarë dimë nga qytetërimi legjendari i ishullit të Atlantidës vjen nga disa faqe të Timaeus dhe Critias, dy dialogjet e famshme të shkruara nga filozofi grek Platoni në shekullin e 4 para Krishtit.

Sipas Platonit, Atlantis ekzistonte 9 mijë vite më parë se nga koha e tij. Një fuqi e madhe detare në botën e lashtë, bëri që ishulli utopik të zhdukej në mënyrë misterioze në det brenda një dite të vetme. Përgjatë shekujve, shkrimtarë, historianë, shkencëtarë dhe arkeologë të panumërt kanë debatuar nëse Atlantida ka ekzistuar me të vërtetë, dhe nëse po, ku mund të jetë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë