Loading…

Ishulli Reunion me protokoll për mbrojtje dhe siguri të serfistëve nga peshkaqenët

  • 12/01/2021 | 12:39

Ishulli Reunion me protokoll për mbrojtje dhe siguri të serfistëve nga peshkaqenët

Ishulli Reunion kohët e fundit ka zbatuar një protokoll parandalimi për të siguruar notarët dhe sërfisët për të shmangur sulmet e peshkaqenëve, transmeton Gazeta Metro.


Në Ishullin Reunion Island, 80 entuziastë janë mbledhur në “Troi Beso”, vend ky i ndaluar më parë për surf për shkak të rrezikut të sulmeve të peshkaqenëve. Për të siguruar rihapjen e vendit, një grup prej 20 personave po vëzhgojnë, përfshirë Norman Gishard, në një barkë të pajisur me katër kamera. Gishard thotë se ata janë vija e parë e pajisjes pasi barka e tyre gjendet më së largu në det. Sipas tij nëse diçka do të hynte në zonën e surfimit, ata do të ishin të parët që do ta shihnim atë”.

Në një thellësi prej shtatë metrash, katër zhytës vendosin një rrjetë të madhe për të parandaluar takimin e peshkaqenëve me surfuesit. Përveç rrjetës, profesionistët gjithashtu zhyten mes shkëmbinjeve nënujorë për të mbajtur larg peshkaqenët.

Gati 3,000 peshkaqenë jetojnë rreth këtyre brigjeve edhe pse takimet nuk janë shumë të shpeshta.
Megjithatë një zhytës dëshmon se ai tashmë ka takuar një. Sipas tij, peshkaqenët në përgjithësi janë të ndrojtur dhe ikin shpejt.
Tani surfistët nga ana e tyre, janë të kënaqur kur e dinë se zona është e sigurt. //gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë