Loading…
Ishulli spanjoll përfshihet nga flakët
  • 19/08/2019 | 08:50

Ishulli spanjoll përfshihet nga flakët

Mijëra njerëz janë evakuuar nga dhjetëra qytete në Gran Canaria ndërsa zjarrfikësit luftojnë për të fikur zjarrin që ka dalur jashtë kontrolli,shkruan Gazeta Metro.


Zjarret, të cilat shpërthyen të Shtunën për herë të dytë në javë, kanë detyruar rreth 4,000 njerëz të largohen nga të paktën 40 qytete afër Valleseco, një qytet i vendosur në veri të ishullit popullor turistik. Zjarret ishin përhapur në dy drejtime të ndryshme dhe shkatërruan më shumë se 1,700 hektarë (4,200 hektarë) deri të Dielën pasdite, sipas qeverisë provinciale të ishullit.

Aktualisht është duke u zhvilluar një operacion i madh që përfshin nëntë helikopterë, dy aeroplanë dhe 600 reagues të urgjencës për të kontrolluar zjarret, për të cilat zyrtarët thonë se ka “potencial të madh” për t’u përhapur më tej.

Angel Victor Torres, presidenti rajonal i Ishujve Kanarie, tha në një konferencë shtypi se flakët nuk ishin as “të përmbajtura, as të stabilizuara dhe as të kontrolluara”.Ai konfirmoi se kishte kërkuar gjithashtu ndihmë nga qeveria qendrore në Spanjë gjatë një bisede me kryeministrin e vendit, Pedro Sanchez.”Dëmi mjedisor tashmë është bërë,” tha z. Torres.

Kjo është seria e dytë e zjarreve që depërtojnë nëpër një zonë të ngjashme në ishull brenda një jave.Zjarri i javës së kaluar dogji rreth 1.500 hektarë tokë (3706 hektarë) tokë dhe detyroi evakuimin e 1.000 njerëzve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë