Loading…

ISIS-K merr përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës në xhami gjatë lutjeve të dielën

  • 04/10/2021 | 18:58

ISIS-K merr përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës në xhami gjatë lutjeve të dielën

Dega në Afganistan e organizatë terroriste ’Shteti Islamik i Khorasan’ ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në një xhami në Kabul të dielën ku u vranë disa civilë, transmeton Gazeta Metro.


Përgjegjësinë për sulmin e bënë të ditur të hënën për shpërthimin në Kabul një ditë më parë agjencia e lajmeve të grupit Amaq në rrjetin social Telegram.

Si pasojë e sulmit vdiqën disa civilë në xhami në kryeqytetin afganë ku njerëzit po luteshin për nënën e vdekur të zëdhënësit të Talibanëve, sipas zyrtarëve të këtij grupi terrorist.

Zyrtari për media i Talibanëve Zabihulla Mujahid ka konfirmuar se shpërthimi ka ndodhur. Ai nuk kishte komentuar raportet e zyrtarëve të tjerë në organizatën e tyre se po mbaheshin lutje për nënën e tij të vdekur rishtas./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë