Loading…
ISIS merr përgjegjësinë për sulmet në Sri Lanka
  • 23/04/2019 | 14:43

ISIS merr përgjegjësinë për sulmet në Sri Lanka

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmet e përgjakshme vetëvrasëse të së dielës së pashkëve në Sri Lanka, transmeton Gazeta Metro.


ISIS e pranoi sot përgjegjësinë për sulmet në Sri Lanka me një komunikatë përmes agjensionit të tyre të lajmeve Amaq. Në komunikatë shkruhej  “Sulmuesit që shënjestruan qytetarët e anëtarëve të koalicionit (anti-ISIS) dhe të krishterët në Sri Lanka të dielën ishin luftëtarë të Shtetit Islamik”.

Shtatë sulmet që shënjestruan të krishterët për pashkë në kisha, dhe të huajt në hotele të ndryshme lanë deri tani 321 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur.

Institucionet e rendit dhe ushtria deri tani kanë lajmëruar se kanë arrestuar 40 pesona të dyshuar për sulmet dhe kishin deklaruar sot se përgjegjës janë një grup radikalësh islamik i quajtur National Tawheed Jamath. Poashtu kanë deklaruar se grupi kishte edhe ndihmë nga jashtë, pasi që ky grup i vogël nuk i kishte ekpertizën dhe se deri atëherë kishin ndërrmarrë vetëm akte vandalizmi të tempujve budistë.

Gjithashtu edhe ekspertë të huaj anti terrrorrizmi kishin deklaruar se niveli i lartë i ekspertizës së sulmeve dhe koordinimi i tyre të shtyn se sulmuesit kishin ndihmë nga jashtë./gazetametro.net  

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë