Grupi terrorist Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj policëve në qendër të Parisit, në mbrëmjen e së enjtes.
Autori i sulmit është vrarë më pas nga Policia, teksa përpiqej të ikte.
Nëpërmjet organit të saj të propagandës, Amaq, ISIS ka thënë se sulmi në Paris është kryer nga një pjesëtar i tij belg.
Prefektura e Parisit ka njoftuar se njëri nga dy policët e plagosur në sulmin e kryer në bulevardin Champs Elysees ka humbur jetën, ndërsa është në gjendje të rëndë polici tjetër.
Gjithashtu prefektura duke i bërë thirrje popullit që të mos qëndrojnë në bulevardin Champs Elysees, nuk ka dhënë informacion në lidhje me numrin e sulmuesve./gazetametro.net