Loading…

ISIS po zgjerohet në Afganistan

  • 10/06/2019 | 18:04

ISIS po zgjerohet në Afganistan

Shteti Islamik ka humbur ‘kalifatin’ në Siri e Irak por në bjeshkët e Afganistanit po zgjerohet, po i sulmon talebanët e ushtrinë e Afganistanit pa dallim,  po rekruton luftëtar të ri e planifikon sulme të reja në SHBA dhe shtetet tjera perëndimore, transmeton Gazeta Metro.


Gati dy dekada pas nisjes së luftës dhe rrëzimit të Talibanëve dhe përzënies Al Qaeda nga Afganistani, terroristët e ISIS kanë arritur të depërtojnë në verilindje të Afganistanit. Ata tani po shihen si rrezik kryesor duke e parë aftësitë ushtarake dhe strategjinë e sulmeve ndaj civilëve brenda dhe jashtë Afganistanit. Rreziku nga ta i ka brengosur palët aq shumë sa e shohin të mundshme një aleancë me Talebanët që të i mundin këta të fundit. Muajin e kaluar ISIS i sulmoi Talebanët në veri lindje të Afganistanit ku e përzuri nga provinca Nangarhar.

Grupi i ISIS’it të Khorasan, siç e quajnë veten grupi terrorist i Afganistanit i deklaruan besnikërinë Al Baghdadi dhe të ashtuquajturit kalifati më 2014 dhe morën një shtysë kur lëvizja islamiste nga Uzbeksitani iu bashkëngjit më 2015. Sot numërojnë mijëra luftëtarë, shumica prej Azisë qendrore, si Çeçenia, Ujgurët nga Kina e po ashtu nga Bangladeshi dhe India.

Grupi ISIS në Afganistan tani shtrihet në provincën Nangarhar, Nuristan, Kunar dhe Laghman janë aq të rrezikshme për koalicionin e udhëhequr nga SHBA’të, pasi nga ty janë tërhequr tërësisht. Në 2005 16 ushtarë të njesisë speciale të Marinës Amerikanë janë vrarë kur helikopteri i tyre u sulmua dhe rrëzua me minahedhës.

Talebanët janë përballur me ISIS shpesh, këta të fundit i shohin edhe qeverinë dhe Talebanët si armiq. Talebanët kanë deklaruar se nuk duan të monopolizojnë pushtetin në Afganistan, e janë kufizuar në caqe qeveritare dhe forca të huaja, për dallim prej ISIS që janë mizor ndaj të gjithëve.

I dërguari special i SHBA’ve në bisedimet me Talebanët, Zalmay Khalilzad ka përparuar në bisedimet me Talebanët në provën e tij të përfundimit të luftës më të gjatë të SHBA’ve. Marrëveshja do të përfshinte tërheqjen e ushtrisë amerikane në këmbim që talebanët të mos lejojnë që Afganistani të shndërrohet strehë e terroristëve përsëri.

ISIS i sheh si tradhtarë Talebanët pasi nuk e i përmbahen dogmës dhe janë të kufizuar në nacionalizëm dhe nuk janë besnik ndaj kalifatit.

Shpresa se Talebanët dhe qeveria e Afganistanit pas marrëveshjes do të luftojnë së bashku ISIS’in duket si e arsyeshme nga agjencitë e inteligjencës amerikane, e njohin terrenin e malet dhe është vendi i tyre. Rreziku që e shohin është se anëtarët më ekstremistë të talebanëve mund të i bashkëngjitën ISIS në rast të arritjes së marrëveshjes me amerikanë e qeverinë afgane./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë