Loading…

ISIS vret 25 njerëz në sulm terrorist në Afganistan

  • 25/03/2020 | 17:59

ISIS vret 25 njerëz në sulm terrorist në Afganistan

Persona të armatosur dhe sulmues vetëvrasës me bomba kryen një sulm në një kompleks religjioz të komunitetit Sikh në kryeqytetin e Afganistani, Kabul, dhe vranë 25 prej tyre para se forcat e sigurisë t’i vrisnin të gjithë sulmuesit. Grupi terrorist ‘Shteti Islamik’ mori përgjegjësinë për sulmin me një deklaratë, transmeton Gazeta Metro.


Komuniteti Sikh shpesh është cak i sulmeve nga militantë fanatikë islamik më parë në Azinë Jugore. Komuniteti i tyre numëron më pak 300 familje në Afganistan.

Disa orë pas sulmit që ndodhi në mëngjes, zëdhënësi i Ministrisë së brendshme, Tariq Arian, tha se operacioni i forcave të sigurisë se kishte përfunduar dhe sulmuesit ishin vrarë. Ai nuk tha se sa ishin.

Ministria njoftoi se 25 njerëz ishin vrarë në kompleksin religjioz, 8 ishin plagosur dhe 80 ishin shpëtuar.

Në vitet e tetëdhjeta, ishin rreth 500 mijë Sikh në Afganistan, shumica prej tyre familje që ishin aty me gjenerata, por shumica kanë ikur pas vite lufte civile dhe ngritjes së Talibanëve.

Një zëdhënës i talibanëve, përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter e kishte mohuar përgjegjësinë për sulmin.

Në vitin 2018, një sulm me bombë kishte shënjestër komunitetin Sikh dhe ishte kryer nga terroristët e ‘Shtetit Islamik’ vrau më shumë se 12 në qytetin lindor të Jalalabad./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë