Loading…

Islamistët e al Shabab sulmojnë autokolonën e OKB në Somali, 8 të vrarë

  • 25/11/2021 | 17:22

Islamistët e al Shabab sulmojnë autokolonën e OKB në Somali, 8 të vrarë

Të paktën tetë persona u vranë në kryeqytetin e Somalisë të enjten pas një sulmi vetëvrasës të ndërmarrë nga militantët islamikë ndaj një autokolone të sigurisë së OKB-së. Militantët përdorën një automjet të ngarkuar me eksploziv, bënë të ditur autoritetet dhe dëshmitarët.


Grupi islamik al Shabaab mori përgjegjësinë për shpërthimin e madh që tronditi Mogadishun, si pasojë e të cilit u plagosën të paktën 23 persona, mes tyre nxënës shkollash.

Nuk dihet ende nëse në mesin e viktimave apo të plagosurve ka ndonjë personel të OKB-së. Autoritetet thanë se sulmi kishte si objektiv autokolonën e OKB-së e cila në momentin e shpërthimit po kalonte pranë një shkolle.

Zyrtarët e OKB-së nuk i janë përgjigjur ende një kërkese për koment.

Abdiasis Abu Musab, zëdhënësi i operacioneve ushtarake të al Shabaab-it, konfirmoi se operativët e grupit islamik kishin kryer sulmin dhe tha se ata kishin në shënjestër autokolonën e OKB-së.

Al Shabaab ka vite që lufton qeverinë qendrore të Somalisë, në një përpjekje për të marrë pushtetin dhe imponuar interpretimin e saj të rreptë të ligjit islam të sheriatit.

Grupi kryen shpesh atentate me bombë e sulme me armë në Somali e gjetkë, në luftën kundër ushtrisë somaleze dhe forcës AMISOM të mandatuar nga Bashkimi Afrikan, e cila ndihmon në mbrojtjen e qeverisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë