Loading…

Ismail Kadare do të shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Tetovës

  • 28/10/2022 | 21:20

Ismail Kadare do të shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Tetovës

Propozimi që shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës, mori mbështetjen e Këshillit të Komunës së Tetovës. Në seancën e djeshme, këshilltarët unanimisht, respektivisht 31 këshilltarët votuan pro këtij vendimi.


Por, në seancë nuk është bërë e ditur se kur do t’i jepet çmimi shkrimtarit shqiptar, por vetëm u fol për personalitetin e tij dhe rëndësinë që përfaqëson ai ka raportuar Koha.mk

“Ndër pikat e seancës së katërt që u miratua ishte edhe pika që shkrimtari i njohur shqiptar dhe ndërkombëtar Ismail Kadare të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës”, tha Besar Durmishi, kryetar i Këshillit të Komunës.

Lidhur me propozimin, vërejtje kishin këshilltarët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, të cilët kërkuan që në të ardhmen – Qytetar Nderi të shpallen edhe personalitete maqedonas, duke u thirrur në ambientin multietnik në Tetovë.

Kurse, këshilltarët e partisë maqedonase VMRO-DPME-së thanë se kanë përpiluar listë me emra që do të prezantohen në të ardhmen e të cilët janë personalitete maqedonase dhe meritojnë të shpallen Qytetar Nderi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë