Loading…

Ismaili: Pse Kurti dhe Molliqaj janë dhunues të dyfishtë

  • 26/07/2017 | 22:05

Ismaili: Pse Kurti dhe Molliqaj janë dhunues të dyfishtë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, vlerëson se Albin Kurti dhe ish-sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, janë dhunuesit e dyfishtë të shtetit.


Ismaili ka thënë përmes një statusi në Facebook se Kurti e Molliqaj është dyshja, e cila teksa s’ka pushuar të flasë për kapjen e Kosovës, ka kapur dhe dhunuar Demokracinë, Kryeqytetin dhe Shtetin.

Gjeni pa ndërhyrje publikimin e Iësmailit:

Albin Kurtit i është dashur një organizator i dhunës dhe një njeri që i shantazhon anëtarët e partisë – të cilët mendojnë ndryshe, ose që kërkojnë reforma në parti. Dhe, shantazhues i brendshëm.

Dardan Molliqaj ishte kandidati që kishte prirjet më të mëdha për dhunë, si ndaj shtetit ashtu edhe ndaj bashkëpartiakëve të tij. Ai është shfrytëzuar për t’i shantazhuar udhëheqësit e Komunës së Prishtinës, nga frika se ata mund të rriten dhe më tutje ta sfidojnë Albin Kurtin.

Në këtë mënyrë, Kurti e ka dhunuar Shtetin dhe Prishtinën.

Dardan Molliqaj kishte, pra, një rol të dyfishtë: si organizator i dhunës ndaj shtetit dhe si shantazhues i brendshëm në parti.

Kjo është dyshja, e cila teksa s’ka pushuar të flasë për kapjen e Kosovës, ka kapur dhe dhunuar Demokracinë, Kryeqytetin dhe Shtetin.

Kjo është dyshja, demaskimin e të cilës qytetarët e këtij vendi meritojnë ta shohin si në dritë të diellit.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë