Loading…
Ismaili takohet me ambasadorin Kosnett, bisedojnë për situatën politike
  • 12/02/2019 | 18:16

Ismaili takohet me ambasadorin Kosnett, bisedojnë për situatën politike

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se me ambasadorin ka biseduar rreth luftës kundër korrupsionit në Ministri, duke shtuar se patën diskutime edhe për situatën aktuale politike.

“Kënaqësi ta pres ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë. Me ambasadorin Kosnett diskutuam për situatën aktuale politike, si dhe e njoftova për luftën e madhe kundër korrupsionit që kemi bërë në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë vitit 2018, duke ndalur çmimet e fryra të barnave”, ka shkruar Ismaili.

Ministri i Shëndetësisë tutje ka shkruar se Kosova i është mirënjohëse Amerikës, për përkrahjen në secilin hap deri më tash.

“Kosova i është mirënjohëse SHBA-së për përkrahjen e parezervë në secilin hap të shtetndërtimit dhe gatishmërinë e saj për të qenë aleate e jona edhe në reformat për shëndetësi”, përfundon Ismaili.

Kosnett sot gjatë ditës ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj./gazetametro.net

Postimi i plotë:

Kënaqësi ta pres ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë. Me ambasadorin…

Posted by Uran Ismaili on Tuesday, 12 February 2019

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë