Loading…
Ismailit ia gërdit politikën Bahtiri: Heq dorë nga kandidimi për deputet
  • 21/08/2019 | 23:34

Ismailit ia gërdit politikën Bahtiri: Heq dorë nga kandidimi për deputet

Kalimi i Agim Bahtirit në Vetëvendosje si duket e ka shqetësuar shumë deputetin e PSD’së Fisnik Ismaili, i cili sot deklaroi se më pas këtij lajmi vendosi të mos kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës, trasnmeton Gazeta Metro.


Ismaili që dikur ishte edhe vetë në Vetëvendosje ka ironizuar me kryetarin e Mitrovicës, duke thënë se s’ka çka kërkon në Kuvend duke e lënë Kosovën në duar të sigurta, pra në duar të Vetëvendosjes dhe Bahitirit tani.

“Ky lajm sapo ma konfirmoi se unë sivjet s’kam çka lypi me u kandidue, duke e dijtë që Kosovën po e lë në duer të sigurta”, ka shkruar Ismaili në rrjetin social Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Jam deklarue shumë herë se nëse ka njerëz më të aftë e më të denjë që e meritojnë ulësen time në Kuvend, me krejt vullnetin tërhiqem prej politikës. Ky lajm sapo ma konfirmoi se unë sivjet s’kam çka lypi me u kandidue, duke e dijtë që Kosovën po e lë në duer të sigurta.

I falënderoj krejt përkrahësit edhe dashamirët, përfshi edhe ata që kam mujtë me i dëshpërue, për besimin që e patën në mue. Pavarësisht zhvillimeve të dy vjetëve të fundit, unë kam qëndrue korrekt edhe besnikndaj parimeve e qëndrimeve të mia, duke e përfaqësue me dinjitetin më të madh që kam mujtë, jo vetëm votuesin tim, por secilin qytetar të Kosovës.

Sonte, me dy duert dhe krejt shpirtin, ia lëshoj rrugën gjeneratës së re, mendjendritun, parimore dhe super-inteligjente.

My job here is done. Natën e mirë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë