Loading…

Ismet Beqiri dëgjon kërkesat e qytetarëve të Prishtinës (Foto)

  • 03/05/2017 | 22:20

Ismet Beqiri dëgjon kërkesat e qytetarëve të Prishtinës (Foto)

Ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri ka vazhduar takimet e tij me qytetarët e kryeqytetit, kjo një gjë që ai po e bën tash e një kohë. Ai ka shprehur disa herë  synimin që LDK’ja ta kthejë udhëheqjen e Prishtinës.


Kësaj radhe Beqiri ka takuar qytetarët e Barilevës, lagja e Vërbovcëve, përcjell gazetametro.net

Ai ka shpërndarë fotografi nga ky takim në rrjetin social Facebook, me mbishkrimin “Qytetarë punëtorë dhe përkrahës tanë të vazhdueshëm, 27 vite bashkë me LDK”.

Si dhe “bashkë mundemi”, e “vazhdojmë”.

Ai ka treguar gjithashtu se me këtë rast kanë bashkëbiseduar për kërkesat e qytetarëve.

Zgjedhjet lokale në Kosovë priten të mbahen në nentor të këtij viti, sipas afatit të rregullt. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë