Futbollisti më i mirë i sezonit të fundit në Superligën e Kosovës në futboll, Blend Baftiu, si duket do mbetet edhe më tej pjesë e Ballkanit, transmeton Gazeta Metro.
Që nga përfundimi i sezonit 2019/20 në elitën e futbollit kosovar, Blend Baftiu ishte i lidhur me një kalim në futbollin e Turqisë, teksa nuk u përjashtu as kalimi në Austri.
Megjithatë, sezoni 2020/21 në Superligën e Kosovës filloi në fundjavën që lam pas dhe 22 vjeçari ende nuk u zyrtarizua te ndonjë skuadër e re, duke shtuar zërat se ai do mbetet te Ballkani.
Kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, së fundmi ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ një foto me Baftiun, duke shkruar ““Loading… FC Ballkani”. Ky postim nga Munishi po cilësohet si paralajmërim se Blend Baftiu do mbetet edhe për këtë sezon te skuadra nga Suhareka. /gazetametro.net