Loading…

Ismet Munishi për finalen e Superkupës që po mbahet në Turqi: Merrni mësim si referohet

  • 23/01/2021 | 13:26

Ismet Munishi për finalen e Superkupës që po mbahet në Turqi: Merrni mësim si referohet

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka reaguar për ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Dritës dhe FC Prishtinës.

Munishi përmes rrjetit të tij social ka pasur disa fjalë për nivelin e referimit në takimin që po zhvillohet në “Mardan”.

Gjithashtu, Munishi ka thurrur lëvdata për dy skuadrat që po përballen për trofeun e Superkupës.

“Merrni mësim si referohet. Referi po i jep tempo lojës. Te ne rrin me pip ne gojë referi, përr përr përr. E mos të flas për gjana tjera. Super ndeshje Superkupa. Bravo për dy skuadrat”, ka shkruar Munishi në “Facebook”, transmeton Zeri.

Ismet Munishi së fundmi ka qenë pjesë e Ballkanit të Suharekës, me të cilën arriti që për dy sezone ta bënte një ndër skuadrat konkurrente për titullin e kampionit.

Momentalisht ka përfunduar pjesa e parë në takimin Drita – FC Prishtina, me kryeqytetasit që po udhëheqin 1:2.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë