Ish kryetari i Malishevës, tani zv.ministër në Ministrinë e Financave, Isni Kilaj, duke folur për zgjedhjet në Drenas, përmes një publikimi në Facebook, ka thënë se bashkëvendasi i tij, Fatmir Limaj, është politikani më i korruptuar në Kosovë.
Ai u është drejtuar votuesve të Drenasit që të kenë kujdes se kë do të zgjedhin për t’ua qeverisur komunën në balotazhin e 18 dhjetorit.
“Nëse dëshironi që për lider tuajin tē keni Fatmir Limajn ju keni zgjedhur njeriun që identifikohet me krimin në Kosovë! E gjithë Kosova e di që është njeriu më i korruptuar i politikës, njeriu më i kontestuar i luftës,njeriu që ka bërë emër në politikë dhe në luftë përmes propagandës Gebelsiane, përmes linqimit e dënimit të shokëve,përmes tradhtisë e shtypjes së zërave të kundërt në luftë e paqe, njeriu që sikurse serbët humbjen e propagandojnë si fitore ashtu siq bënë për zgjedhjet në Drenas”.
“Llogaritni që Limaj e Shala akuzojnë të tjerët pēr korrupcion! Qesharake. Por dijene ju të “ndershmit” Nisma pas këtij reagimi do të flas me emra për përvetsimet dhe pasurinē e Limës, do të flas për luftën e tij të pandershme dhe të shokëve të tij”, ka shkruar Kilaj. /gazetametro.net