Loading…

Istogasi sulmon vëllezërit dhe demolon shtëpinë

  • 09/05/2021 | 09:00

Istogasi sulmon vëllezërit dhe demolon shtëpinë

Policia në Istog ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar dy vëllezërit e tij dhe ka demoluar shtëpinë, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Orrobërdë të Istogut, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orës.

Sipas viktimave, i dyshuari vazhdimisht ka shkaktuar dhunë ndaj tyre, pasi është me probleme mendore.

I dyshuari ka marrë trajtim mjekësor ndërkaq pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Fsh. Orroberde, Istog, 08.05.2021-18:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte sulmuar dy viktimat (vëllezërit) e tij si dhe kishte demoluar edhe shtëpinë. Sipas viktimave , i dyshuari vazhdimisht ushtron dhunë ndaj tyre pasi që i njëjti ka probleme mendore. I dyshuari ka marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, bën të ditur policia.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë