Loading…

Istogu, kampion i Kosovës për herë të tretë

  • 25/05/2023 | 08:21

Istogu, kampion i Kosovës për herë të tretë

Hendbollistet e Istogut e kanë mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës. Në finale të plejofit, Istogu fitoi 2:0 ndaj Vushtrrisë.


Ndeshja e dytë finale u luajt të mërkurën mbrëma në Vushtrri, ndërsa Istogu fitoi me rezultat 35:28.

Kupën e kampionit për kapitenen e Istogut, Albina Rugova, e kanë ndarë zëvendës-ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.

Skuadra e drejtuar nga Faruk Shala, Istogu, e ka përfunduar kampionatin me të gjitha fitore. Të mërkurën në ndeshjen përfundimtare nisi herët shkëputjen.

Në pjesën e dytë epërsia e istogaseve ishte vazhdimisht e lartë.

Hendbollistet kryesisht të reja të Vushtrrisë kanë bërë përpjekje maksimale, por cilësia ishte në anën e mysafireve nga Istogu.

Istogu më herët ka fituar edhe Kupën e Kosovës, ndërsa tani i ka tre tituj të kampionit të Kosovës. Të parin e ka fituar në vitin 2019. Istogu ka dominuar gjatë gjithë edicionit dhe tani i gëzohet dy trofeve.

Tainara Luna Goncalves ishte më efikasja tek Istogu me tetë gola. Gjashtë i kishte Arlinda Dinarica, ndërsa pesë i shënoi Dayane Pires Da Rocha. Kontribut kanë dhënë të gjitha hendbollistet.

Te Vushtrria, Burneta Rama i shënoi dhjetë gola. Shtatë i kishte Agnesa Hysa e pesë Gentiana Basholli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë