Loading…

Istrefi flet për punësimet në Telekom: 140-150 punëtorë të rinj u punësuan nga shkurti i 2018’ës

  • 14/05/2019 | 21:33

Istrefi flet për punësimet në Telekom: 140-150 punëtorë të rinj u punësuan nga shkurti i 2018’ës

Në Telekom nuk ka mbipunësim, ndonëse ky numër ka tejkaluar 2500 të punësuar, tha kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, transmeton Gazeta Metro.


Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi në një intervistë për emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin ka folur për punësimet në këtë ndërmarrje publike.

Ai ka theksuar se në Telekom nuk ka mbipunësim, ndonëse ky numër ka tejkaluar 2500 të punësuar.

“Në Telekom nuk ka mbipunësim duke marrë paraysh se në Telekomet e botës merren ekspertë të moshës së re. Sot në Telekomin e Kosovës, e kemi një moshë jashtëzakonisht të shtyer, e mosha mesatre është 50–55. Dhe këta të fundit që janë punësuar, e që është bërë zhurmë e madhe mediale dhe unë i kuptoj shqetësimet e opinionit, por edhe të stafit brenda që po rrezikohen vendet e trye të punës ose po mbingarkohet buxheti i Telekomit të cilin e ka sot, mirëpo nuk kemi pasë alterantivë ose zgjidhje tjetër, kemi pasë shumë obligime të jashtme për operatorët ekonomik”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.

Me të ardhë në krye të Telekomit, ai bëri të ditur se një pjesë të të punësuarve i ka gjetur me kontratë mbi vepër.

“Në momentin kur kam ardhur, unë e kam gjetur një pjesë të të punësuarve që kanë qenë me kontrata mbi vepër dhe kam hapur konkurs publik që të gjithë të rinjtë të aplikojnë dhe unë si kryeshef e kam kryer detyrën ligjore, kam krijuar komision që kanë bërë vlerësimin e tyre, ka pasur kritere i kanë plotësuar dhe i kemi marrë për një kohë për punë të ndryshme specifike dhe kur të përfundojë projekti përfundojnë edhe kontratat e tyre që janë mbi vepër”, tha ai.

Istrefi ka theksuar se nga fillimi i vitit 2018-të, janë punësuar diku 140-150 punëtorë të rinj. Sipas tij, ky numër nuk është tejkaluar, derisa ka shtuar se çdo vit pensionohen 80-90 persona.

“140 punëtorë të rinj u punësuan brenda një viti. Prej shkurtit të vitit 2018 deri sot janë të punësuar diku 140–150 punëtorë të rinj dhe ky numër nuk është tejkaluar, është numër konstant sepse mos harroni në çdo vit në Telekomin e Kosovës dalin diku 80–90 persona në pension dhe brenda dy viteve kanë me ikë në pesion 400 punëtorë dhe ata duhet të zëvëndësohen me njerëz të rinj”, tha ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë