Ashtu siç ishte paraparë, ekipet e Departamentit Teknik me punë dhe angazhim të jashtëzakonshëm ia kanë dalë me sukses të demontojnë një antenë në Krivenik tē Hanit të Elezit dhe për të zgjeruar kabllot e rrjetit në vendbanimet tjera të Kaçanikut dhe Ferizajit, shkruan Gazeta Metro.
Në ditët në vijim do të vazhdohet procesi i filluar për minimizim dhe optimizim të resurseve me mjete vetanake, krejt kjo me qëllim që të tejkalohen vështirësitë në operime dhe të jemi gjithnjë e më afër konsumatorëve tanë besnik në mjediset urbane dhe rurale.
“Gëzon fakti se punëtorët tanë, në çdo ditë të javës, përkundër të gjitha sfidave që jemi duke u ballafaquar, motivimin dhe përkushtimin për punë e kanë në nivelin më të lartë, për çka edhe u jemi falënderues”, tha Bedri Istrefi.
Planifkimi i punëve që do të kryhen në ditët e vazhdim, ka të bëjë specifikisht me zhvendosjen e BTS’ave, sipas ngarkesave dhe volumit të trafikut, me synim që t’i plotësojmë në vazhdimësi kërkesat e konsumatorëve për kyqje të reja dhe komunikim cilësor.
Kjo dinamikë e punëve në terren është duke dhënë efektet e duhura, edhe për faktin se përveç rritjes së kualitetit të shërbimeve, në të njëjtën kohë kemi edhe ulje të ndieshme të kostove operative./gazetametro.net