Aktori kosovar Shkumbin Istrefi ka reguar ndaj pakujdesisë në mirëmbajtjen e Arkivës së Kosovës.
Istrefi është shprehur me keqardhje për ato hapësira ku ruhen dokumentacionet arkivore të Kosovës, përmes një publikimi në rrjetin social facebook.
“Dje xhiruam disa skena të filmit “Fusha e Mëllenjave” në Arkivin e Kosovës. Është për të të ardhur keq kur e sheh në çfarë gjendje janë hapësirat ku ruhen dokumentacionet arkivore (ndër to edhe procese gjyqësore qysh nga viti 1930).
Një shtet i cili nuk i jep rëndësi dhe nuk investon në ruajtjen e arkives, është “instant shtet”, ka shkruar Istrefi. /gazetametro.net