Loading…

Isufi: Kadri Veselit i takon të jetë kryeparlamentar

  • 15/07/2017 | 13:50

Isufi: Kadri Veselit i takon të jetë kryeparlamentar

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se në bazë të marrëveshjes që është arritur brenda koalicionit, posti i kryeparlamentarit i takon bartësit të listës, në këtë rast Kadri Veselit, duke shtuar se është e drejtë e partnerit të koalicionit që të përcaktohet për kandidatin e saj.


“Si koalicion parazgjedhor, me marrëveshjen që është arritur, posti i kryeparlamentarit i takon bartësit të listës, në këtë rast z. Kadri Veselit. Por është e drejtë e partnerit në koalicion që të përcaktohet për kandidatin e saj”, ka thënë Isufi për Zërin.

Ndërsa duke folur për faktin, se a është e gatshme AAK-ja të mbetet në opozitë, Isufi ka thënë se në këtë rast nuk është në pyetje AAK-ja, as koalicioni PAN, por, sipas tij, është në pyetje shteti i Kosovës, i cili duhet të ketë institucione kredibile dhe stabile.

“Në këtë rast nuk është në pyetje AAK-ja, as koalicioni PAN, por është në pyetje shteti i Kosovës, i cili duhet të ketë institucione kredibile dhe stabile dhe duhet kuptuar se ka hapësirë për pjesëmarrje në qeverisje për t’i dhënë drejtim zhvillimit të vendit në të gjitha sferat, sepse qytetarët e Kosovës kanë nevojë për zhvillim dinamik të proceseve që e forcojnë Kosovën si shtet dhe e avancojnë në integrimet e reja që po e presin”, ka thënë më tej Isufi.

Ai ka thënë se, ata që mund të hezitojnë sot, duhet të marrin kurajë të bëhen pjesë e qeverisë “Haradinaj”, sipas tij, duke pasur parasysh vizionin e tij, dinamikën që ka përcaktuar edhe në të kaluarën dhe dhënien e shansit që Kosova të prosperojë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë