Ky shtet ka devalvuar, ngase vetëm këtu ndodh me u vjedh Kryeprokurori me shtëpinë plotë policë, mu bë vjedhje përbrenda vetëm me humb gjurmë, sikur ka ndodhur edhe me dhomën e dëshmive, dhe vdes njeriu në burg, dhe shpallet i vetëvrarë ende pa përfunduar hetimet.
Kështu u shprehë nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi në Rrokum Roll në Televizionin Rrokum.
Isufi pohoi se këto vjedhje e këto ndodhi janë si në filma aksion, kjo ngase janë te lidhur me mafien e shtetit.
Isufi foli edhe për demarkacionin, ku tha se është e çuditshme se si kryeministri këmbëngul edhe pse e din se nuk i ka votat për këtë, dhe kthimi i tij, sipas tij, vetëm ka mi prolonguar proceset.
Ai tha se komisioni për Demarkacionin do të shkarkohet dhe do të kthehet në piken zero.
Isufi shtoi se Demarkacioni është prodhim i gjithë gabimeve të bëra nga kjo qeveri deri tash, duke thënë se kjo po i paraqet pengesa vetvetes, qytetarëve madje edhe raportet me ndërkombëtaret.
Isufi tha se Raporti i Progresit është raporti më i keq që sivjet i është bërë Kosovës.
Ai u shprehë se koalicioni bën bisedime me Listën Serbe vetëm nëse kane interesa të veta, ngase sipas tij, ata pa llogari nuk veprojnë ngase janë të lidhur me Beogradin.
Nënkryetari i AAK’s , u shprehë se liberalizimin e vizave vendi është dashur t’a marr që 17 vjet, por me këta njerëz, sipas tij, nuk ka liberalizim, ngase ata po ja vështirësojnë jetën qytetareve gjithnjë e më shumë.
Ai ka thane se nëse nesër vjen Projektligji për Ushtrinë, ata janë të gatshëm, për ta votuar por edhe në këtë rast, Isufi ka thane se kjo Qeveri nuk është e interesuar me votu për këtë çështje.