Loading…

Itali: “Nuk më pëlqen kjo muzikë”, shqiptari i thyen shishen në kokë pronarit të lokalit

  • 17/06/2021 | 11:37

Itali: “Nuk më pëlqen kjo muzikë”, shqiptari i thyen shishen në kokë pronarit të lokalit

I gjithë sherri nisi vetëm për shkak se pronari i lokalit nuk pranoi të ndryshonte muzikën, që po bezdiste 20 vjeçarin shqiptar.


Ngjarja ndodhi në zonën e Via Lanzi, në provincën e Ternit.

“S`më pëlqen fare kjo muzikë që ke vënë, ndërroje”, i tha i riu, por pronari refuzoi. Fillimisht, mes tyre pati një përplasje verbale ku nuk munguan fyerjet e renda. Më pas, 20 vjeçari, i cili po konsumonte alkool, ka lëshuar disa gota në drejtim të pronarit te barit e pastaj është ngritur dhe e ka qëlluar edhe më shishe në kokë.

Burri ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa ka pasur edhe disa dëmtime të lokalit. Rrëmuja e krijuar aty trembi dhe klientët e tjerë.

I riu u prangos vetëm pak kohe më vonë, ndërsa i bëri rezistencë edhe forcave të rendit, çka do t’i shtohet akuzave që pritet të ngrihen kundër tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë