Loading…
Eksportet shqiptare në 2018: Italia e para, Kosova e dyta
  • 17/01/2019 | 16:56

Eksportet shqiptare në 2018: Italia e para, Kosova e dyta

Italia vazhdon të  mbes destinacioni kryesor i eksporteve shqiptare edhe në vitin 2018 transmeton Gazeta Metro.

Sipas raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), për periudhën 2012-2016, eksportet me vendet e CEFTA-s (Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia) zënë 12,4 % të eksporteve.

Partneri tregtar kryesor në eksporte me Shqipërinë ka qenë Italia. Gjatë periudhës pesëvjeçare, eksportet me Italinë zënë mesatarisht 51,0 %, ndjekur nga Kosova me 8.7%, Spanja me 6,8 %, Greqia me 3,9 %, etj.

Tekstilet dhe këpucët janë produkti kryesor që shkon drejt Italisë, kryesisht në formën e rieksporteve, që punojnë me sistemin fason (regjimi i materialit të porositësit). Italia pret rreth 70% të tekstileve nuk pritet të ketë një vit të mbarë në 2019-n. Prej vitesh sektori nuk po arrin të diversifikohet dhe të shkëputet nga varësia nga tregu italian, duke e lënë atë të prekshëm nga zhvillimet në tregun fqinjë.

Destinacioni i dytë është Kosova, në të njëjtin pozicion si vitin e kaluar,me një  rritje të  vogë l,. Drejt Kosovës eksportuam mallra me vlerë prej 27 miliardë lekësh, me një zgjerim të ndjeshëm prej gati 30% në raport me 2017-n. Eksporti i hekurit dhe materialeve të tjera të ndërtimit zuri 50 për qind të peshës së eksporteve duke shënuar rritjen më të madhe në raport me grupet e tjera, si rrjedhojë e gjallërimit të aktivitetit të kompanisë së përpunimit të metaleve, Kurum, e ka Kosovën destinacionin kryesor të eksporteve.

Gjithashtu rritje e fortë u vu re edhe në eksportin e mineraleve dhe lëndëve djegëse me 29 për qind. Ky është grupi i dytë, me vlerën më të madhe të eksportit në Kosovë dhe dominohet kryesisht nga shitjet e naftës. Ekspertë të ekonomisë dhe biznesit në Kosovë pohuan se Shqipëria mund të bëhet zëvendësuese e Serbisë në tregjet e Kosovës për hekurin dhe naftën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë