Loading…

Italia e ‘sakaton’ me gjobë miliardëshe gjigantin amerikan të teknologjisë

  • 09/12/2021 | 13:43

Italia e ‘sakaton’ me gjobë miliardëshe gjigantin amerikan të teknologjisë

Rregullatori italian kundër monopolit tha të enjten se e ka ndëshkuar kompaninë amerikane, “Amazon” , me 1.13 miliard euro për keqpërdorim të mbizotërimit në treg. Kjo është njëra nga gjobat më të mëdha kundër një kompanie amerikane në Evropë.


Kompania e njohur tha se nuk pajtohet me vendimin dhe se do të paraqesë ankesë, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Mbikëqyrja globale e gjigantëve të teknologjisë nga rregullatorët është rritur pas një vargu skandalesh për privatësinë dhe keqinformimin si dhe pas ankesave të disa bizneseve se kompanitë e mëdha e keqpërdorin fuqinë e tyre në treg.

Institucioni italian tha përmes një deklarate se kompania “Amazon” e ka shfrytëzuar pozicionin mbizotëruar në tregun italian për shërbime të ndërmjetme në tregje për ta favorizuar promovimin e shërbimit të vet të logjistikës – FBA, nga shitësit aktivë në uebfaqen “Amazon.it”.

Në anën tjetër, kompania tha se FBA-ja është shërbim tërësisht opsional dhe se shumica e shitësve të palëve të treta në Amazon nuk e përdorin atë.

“Kur shitësit e zgjedhin FBA-në, e bëjnë këtë, sepse është efikas, i përshtatshëm dhe konkurrues në aspektin e çmimit”, thuhet në deklaratën e gjigantit amerikan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë