Loading…
Italia i refuzon hyrjen imigrantëve përsëri, nuk janë problemi ynë tha ministri kontrovers Salvini
  • 13/08/2019 | 19:30

Italia i refuzon hyrjen imigrantëve përsëri, nuk janë problemi ynë tha ministri kontrovers Salvini

Ministri kontrovers italian, Matteo Salvini përsëri i del kundër OKB ’së e BE ‘së duke i refuzuar zbarkimin e 500 imigrantëve nga Afrika, që u morën nga dy anije të OJQ’ve, njëra spanjolle e tjetra franceze, duke ju thënë atyre mbani për vete, transmeton Gazeta Metro.


Dy anijet janë në qendër të Mesdheut, në afërsi të ishullit italian Lampedusa dhe po kërkojnë port  për të zbarkuar imigrantët që janë shumica afrikanë. Anija Ocean Viking e operuar nga organizata joqeveritare franceze Mjekët pa kufij që po bartë 356 imigrantë ndërsa anija spanjolle Open Arms, diku 160 imigrantë afrikanë .

Por ministri kontrovers italian, Matteo Salvini, u lajmërua nga zyra e tij sot e shkroi në rrjetin social Facebook se punon për t’i ndaluar, e shtoi se do ti njoftoj publikun e premtoi se nuk do të dorëzohet.

Ai dhe partia e tij Lega Nord kanë shënuar ngritje në popullaritet me politikat kundër imigrimit aq sa rrëzoi qeverinë për të shkuar në zgjedhje që të përfitoj nga kjo ngritje e të ngritët në postin e kryeministrit vet.

Këtë muaj ai shpalosi ligjin që ngriti dënimet për transportimin e imigrantëve pa autorizimin në ujërat për italiane deri në 1 milion euro. Ligji përcakton edhe arrestimin e kapitenëve të cilët injorojnë urdhrat që të qëndrojnë larg dhe të ju konfiskojnë anijet e tyre menjëherë.

UNHCR bëri thirrje që “ata duhet të lejohen menjëherë të zbarkojnë e të lejohen të ju ofrohet ndihma aq e nevojshme”.

Italianët e kritikuan edhe nga Spanja “Ligji ndërkombëtar thotë se shpëtimi duhet bërë në portin më të afërt, Pa dyshim që tani kjo i bie Italia. Nëse do ishim do ta bënim”, ka thënë ministri i zhvillimit të Spanjës, Jose Luis Abalos.

Italia ka pranuar më shumë se 600 mijë imigrantë që nga 2014 por ka rënie të ndjeshme këtë vit. Të dhënat e fundit kanë treguar 4265 imigrantë kanë hyrë në Itali deri tani në vitin 2019, 78 % më pak se vitin e kaluar në periudhën e njëjtë më 2018./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë